“Në periudhën kur vala e vjeshtës e coronavirusit merr hov, si te ne, ashtu edhe në shtetet e rajonit dhe Evropës, ndërsa numri i të infektuarve çdo ditë rritet dhe kapacitetet spitalore po mbushen shpejtë, e domosdoshme është përgjegjësi maksimale e çdo individi për parandalim të përhapjes së infektimit,” thuhet në komunikatën me shkrim të LSDM-së me mediat.
“Qytetarët duhet me solidaritet të luftojnë kundër armikut të paparë, i cili paraqet kërcënim me vdekje për të gjithë, ndërsa arma më e mirë dhe më efikase është mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës, dezinfektimi dhe larja e shpeshtë e duarve. Në fuqi janë edhe masat e reja të miratuara nga Qeveria e udhëhequr prej LSDM-së për përmbajtje nga përhapja e koronavirusit, me të cilat orari i punës i objekteve hotelerike është kufizuar deri në orën 23:00, përveç për dërgesa, është përgjysmuar numri i lejuar i udhëtarëve në transportin publik, ndërsa administrata shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat të punojnë në turne, onlajn prej në shtëpi ose të reduktuar me sistem të rotacioneve. Për zbutjen e rritjes së numrit të të infektuarve dhe zvogëlimin e presionit mbi sistemin shëndetësor, në propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria miratoi masa plotësuese për mbrojtje, të cilat parashikojnë mbajtje të maskave në vend të hapur, ndalesë të grupimeve pas orës 22:00 dhe kufizim të tubimeve familjare, për të cilat Kuvendi duhet të pranojë ndryshime në Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse”, thonë nga LSDM-ja.
Nga kjo parti theksojnë se, kur numri i të infektuarve vazhdimisht rritet, ndërsa spitalet po mbushen, OBRM-PDUKM-ja opozitare me ditë të tëra e anulon edhe sjelljen e masave të rëndësishme për ballafaqim me pandeminë, me çka direkt e rrezikon shëndetin e qytetarëve.
“Përpjekjet e tyre për destruktim dhe bllokim të ndryshimeve ligjore dhe degradim të Komsionit për sëmundje ngjitëse me përpjekje tendencioze të Hristijan Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së për marrje të pikëve ditore politike, me çka sërish dëshmojnë se puna e fundit për të cilën kujdesen është shëndeti i qytetarëve. Situata me koronavirusin është serioze dhe nuk ka kohë për pritje dhe anulime, nevojitet reagim i shpejtë, konstruktiv dhe bashkëpunim”, thuhet në komunikatë e LSDM-së.
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...