LSDM dhe Koalicioni “Mundemi” e njoftuan Presidentin Stevo Pandarovski se mandatari për përbërjen e qeverisë së re është kryetari i partisë Zoran Zaev.
“Duke marrë parasysh skadimin e afatit kushtetues prej dhjetë ditëve pas konstituimit të Kuvendit, Presidenti i vendit i kërkoi Koalicionit “Mundemi” një propozim për një kandidat për Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. LSDM dhe Koalicioni “Mundemi”, në përputhje me nenin 90 paragrafi 1 të Kushtetutës, për mandatar është propozuar Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së”, thuhet në deklaratën e partisë.
Presidenti Pendarovski do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë Zaevit nesër në orën 12:00 në villën “Vodno”.
“Zoran Zaev, në emër të Koalicionit “Mundemi”, i cili ka fituar numrin më të madh të vendeve në Kuvend, e informoi Presidentin Pendarovski për negociatat me disa parti për të siguruar shumicën e nevojshme në Kuvend për të zgjedhur një qeveri”, deklaruan më herët nga kabineti i Presidentit./telegrafi
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...