Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “ashtu siç po e fitojmë luftën kundër coronavirusit, ashtu në mënyra e papërgjegjshme dhe joserioze e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskit dhe Igor Janushevit rritet”.
“Në luftën kundër coronavirusit, Mickoski dhe OBRM-PDUKM ishin në anën e kundërt dhe do të mbeten mend për atë se përqeshnin pandeminë, dhe më pastaj u përkushtuan me lajme të rreme”, thonë nga LSDM.
Sipas tyre, Mickoski dhe partia e tij dëshmon se janë të papërgjegjshëm kur në momentet kyçe të shëndetit të qytetarëve dhe për këtë shkak Mickoskid he OBRM-PDUKM shmangin zgjedhjet për shkak se frikësohen.
“Kjo është arsyeja pse nuk duan të ketë Kuvend funskional, normalizim të gjendjes”, shprehen nga LSDM duke thënë se qytetarëve u nevojiten institucione funksionale dhe në afat të parë të shkohet në zgjedhje./Telegrafi/
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...