Nga partia e LSDM-së kanë reaguar ndaj deklaratës së Hristijan Mickoskit se OBRM-PDUKM nuk do të pranoj referendum që nuk do të jetë i detyrueshëm.
Në komunikatën e LSDM-së thuhet se “Mickoski nuk ju ka kërkuar faljen qytetarëve për udhëheqjen kriminale të OBRM-PDUKM-së. Mickoski nuk ka guxim as edhe ta përshëndet lajmin e mirë për vendimin e ftesës së Aleancës Veriatlantike për pranimin e Maqedonisë në NATO, që të jetë në rendin e ditës.
“Siç mund ta shikoj opinioni Mickoski e mbron aktivitete e dëmshme të kryetarit Ivanov i cili nuk e dënoi as dhunën, gjuhën e urrejtjes dhe provokimin ndaj qytetarëve, gazetarëve, policëve dhe provokimin në baza etnike”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Mickoski, qytetarët do ta kenë fjalën përfundimtare. Vullneti i qytetarëve në referendum është i detyrueshëm./telegrafi
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...