“Hristijan Mickoski sot ritheksoi se është kundër rritjes së rrogave në të gjitha sektorët, duke përfshirë edhe atë privat. Janë mësuar vetëm të vjedhin, OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk mund të pajtohen me faktin se tani më paratë përfundojnë tek qytetarët, dhe jo në oborrin e bardhë të regjimit”, ishte reagimi i LSDM ndaj konferencës së kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
“Mickoski duhet të mësojë ende për ekonominë, dhe ta lexoj librin e mentorit të tij Gruevskit. Rrogat u rritën për mbi 2000 denarë në dy vitet e kaluara, dhe do të vazhdojnë të rriten, këto janë politikat ekonomike të LSDM të cilat japin rezultat real. LSDM sjell rezultate, kurse OBRM-PDUKM mbron kriminel, nuk ka ide e as program” thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni
Sipas tyre, OBRM-PDUKM kriminale i la qytetarët dhe bizneset në borxhe dhe skamje, kurse ekonominë në minus 1.8 përqind. Sot rritja e GDP-së shënon shifër rekorde prej 4.1 përqind.
“Për vetëm një vit, investimet e jashtme u rritën për 260 përqind, gjegjësisht nga 205 milonë, aq sa ishin në vitin 2017, u rritën në 737 milionë dollar në vitin 2018. Këto janë të paraqitura qartë në “Raportin për investime në botë 2019” në konferencën e KB” thuhet në lajmërimin e LSDM duke shtuar se përskaj investimeve rriten edhe rrogat, kurse klima pozitive ekonomike si rezultat sjell vende të reja të reja të punës dhe zbutjen e nivelit të papunësisë, në shifër rekorde – 17.8 përqind.
“Për dy vite realizuam 49.552 punësime, kryesisht në sektorin privat. Nëpërmjet masave të ndërmarra si rritja e ndihmesës sociale, kthimi i 15% nga TVSH, nafta e gjelbërt, anulimi i taksës radio-difusive, ulja e faturave për ngrohje qendrore, paratë gjithmonë e më shumë ju kthehen qytetarëve”, thuhet në kumtesë.
Në fund, nga LSDM cekin se ky është një koncept i pakapshëm për Mickoski dhe OBRM-PDUKM-në, të cilët janë të mësuar vetëm të marrin ndërsa LSDM vazhdon synimin për të realizuar masat të cilat sigurojnë rritje ekonomike dhe më shumë para për qytetarët.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...