Google ADS

LSDM: Mickoski nuk dha asnjë dëshmi se ka qenë në Vjenë, të përgjigjet nëse është takuar me Gruevskin

12:12 | 2 Prill 2019
Arbresh.info

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “Hristijan Mickoski nuk publikoi fotografi dhe asnjë dëshmi rreth vizitës së tij në Vjenë, ndërsa partia e tij OBRM-PDUKM pranoi se ai ka qenë në Budapest në udhëtim ‘transit’”.

“E inkurajojmë Mickoskin të publikojë të paktën një fotografi nga vizita e tij në Vjenë”, thonë nga LSDM duke pyetur kreun e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nëse është takuar me Nikolla Gruevskin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se Mickoski duhet përgjigjur nëse para fillimit të fushatës ka kërkuar këshilla për kandidaten e tij Siljanovska.

“A mori Mickoski udhëzime për veprime anti-shtetërore dhe shkatërruese”, pyesin nga LSDM në fund të kumtesës së tyre./Telegrafi.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme