LSDM: Mickoski ishte këshilltar i Gruevskit kur u hoq tarifa e lirë e energjisë elektrike

17:33 | 31 Maj 2019
Arbresh Info

Nga partia në pushtet LSDM, thonë se Mickoski në vend që të përshëndet përparimin e reformave, për rekomandimin pakusht për fillimin e bisedimeve me BE-në, OBRM-PDUKM po fundoset.

“Nga “shteti i kapur” për vetëm 2 vjet, vendi ynë është një “shembull i shkëlqyer” për të gjithë rajonin. Le të mësojë OBRM-PDUM se si duhet atdheu dhe e ardhmja e qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se qytetarët e dinë se këshilltari i Nikolla Gruevskit ishte pikërisht Hristijan Mickoski i cili qytetarëve i kushtoi më shumë se dy milionë denarë.

“Ndërsa Mickoski e këshilloi Gruevskin për energjinë, u shfuqizua heqja e lirë e tarifës për energjinë elektrike, çmimi i energjisë elektrike u rrit me 100 përqind, dhe shteti ishte krejtësisht e varur nga importimi i energjisë elektrike të shtrenjtë”, akuzojnë nga LSDM.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme