Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, se vepron në rrezik të shëndetit publik dhe kujdeset vetëm për karrigen në shtëpinë e bardhë.
Nga LSDM thonë se që nga fillimi i pandemisë, nga Mickoski kanë parë vetëm sjellje dekonstruktive, pengesa dhe lajme të rrejshme.
“Hristijan Mickoski bëri presion në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke luajtur një udhëheqës të shqetësuar, i cili kujdeset për shëndetin e qytetarëve, dhe nga ana tjetër ai nuk i respektoi protokollet shëndetësore, dhe për shkak të tij u hapën palestra dhe restorantet u mbyllën”.
“Stafi i tij në qeverinë e përkohshme shkurtoi 33 milion euro në para për të pajisur objektet e kujdesit shëndetësor. Po të mos ishin bllokadat e VMRO-DPMNE-së, tani do të kishim 16 spitale kovide të pajisura. Anëtari i Komitetit të tij Ekzekutiv Velo Markovski thotë publikisht se virusi nuk është i rrezikshëm dhe çorienton publikun”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...