Deputeti nga radhët e LSDM-së, Martin Kostovski tha se se partia e tij edhe gjatë fushatës ka premtuar se do të angazhohet për një njësi zgjedhore.
“Premtuam se duhet të jetë një njësi zgjedhore dhe se për këtë temë duhet konsensus nga të gjithë. Shpresoj për një debat të përgjithshëm të opozitës, pozitës, partitë e mëdha, të vogla parlamentare dhe joparlamentare për këtë temë”, tha ai.
Edhe kryeministri Zoran Zaev tha se partia e tij do të mbështesë kërkesën e partive më të vogla për një njësi zgjedhore.
“Ne jemi për një njësi zgjedhore. Edhe njëherë theksoj se kjo është përparim i demokracisë dhe mundësi për partitë më të vogla”, tha Zaev./Telegrafi/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...