Google ADS

LSDM: Maqedonia është në rrugën e drejtë

21:22 | 28 Prill 2018
Arbresh.info

“Qeveria e Maqedonisë për më pak se një vjet arriti të përmirësoj imazhin e vendit brenda dhe jashtë kufijtë e saj dhe të përafroj vendin në dyert e BE-së dhe të NATO-së”, konstatojnë nga partia maqedonase në pushtet LSDM.

Përfaqësuesit e kësaj partie vlerësojnë se rekomandimi i pastër për fillimin e negociatave me BE-në, përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërkufitare, përmbushjen e reformave të nevojshme, janë ndër sukseset të kësaj qeverie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM shtojnë se pozita dhe opozita janë në rrugën e duhur për të gjetur “gjuhë të përbashkët” për miratimin e ligjeve tjera reformuese që BE i pret për t’i përmbushur, e që nevojitet konsensus politik midis partive.

Ata në fund shtojnë se gjatë qeverisjes së tyre është shënuar përparim në zhvillimin e ekonomisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme