Këshilli qendror i LSDM-së i dha dritë jeshile liderit të partisë Zoran Zaevit si mandatar për formimin e Qeverisë së re.
Vijon një periudhë ku do të përkushtohemi në vendosjen e një programi cilësor qeveritar që do ta realizojnë politikanë të përgjegjshëm, që do të udhëheqin politika reale, ashtu siç zgjodhën qytetarët e Maqedonisë. Morëm obligime për jetë për çdo njeri me planin për jetë. LSDM sjell jetë për të gjithë qytetarët në Maqedoni – thanë nga LSDM.Edhe pse mediat përafërsisht tre orë pritën, kreu i LSDM-së Zaev nuk u prononcua për mediat. Nga kjo parti informuan se nuk kanë asgjë të re për të njoftuar, përveçse organet partiake kanë zgjedhur Zoran Zaevin për mandatar. Lideri i LSDM-së gjatë vizitës në Sarajevë, dy ditë më parë për mediat e Bosnjës deklaroi se mund të pritet qeveri e re më së voni nga mesi i marsit.
Jo zyrtarisht Zoran Zaev firmat e nevojshme për të marrë mandatin në presidencë do ti dorëzojë të hënën. Tani për tani nga LSDM-ja nuk i komentojnë paralajmërimet nga Reçica e Vogël se nënshkrimet e dhëna nuk do të thonë asgjë dhe se ka mundësi që BDI të mbetet në opozitë. Nga Bihaqka nuk kanë qëndrim mbi atë nëse është e mundur që ata të formojnë qeveri të pakicës, me mbështetje të partive shqiptare, por pa pjesëmarrjen e tyre në ekzekutiv.
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...