Google ADS

LSDM: Koha e tenderëve kriminal ka mbaruar me kalimin e OBRM-PDUKM-së

18:01 | 4 Gusht 2018
V. S.

“Kriminalitet, provizione, kompani të formuara politikisht dhe shpërndarja e tenderëve të firmave të afërta me Qeverinë ishte tipar i qeverisjes së OBRM-PDUKm-së. Ajo kohë mori fund me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë”, thuhet në reagimin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.

“sot tenderë dhe furnizimet publike caktohen sipas kushteve të qarta, kritere transparente dhe qasje fer për të gjithë, ndërsa përzgjidhen kompanitë që do të ofrojnë cilësi më të mirë me çmim më të ulët” thuhet në kumtesën e LSDM-së duke shtuar se OBRM-PDUKM-ja është partia më e pasur në Evropë, dhe se nuk ka kredibilitet të flasë për punë ligjore dhe të ndershme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tenderi për Transmet në vlerë prej 17 milionë eurove për gërmimin e qymyrit të REK Manastir është një nga shembujt se si OBRM-PDUKM-ja i vidhte paratë e qytetarëve. Gjykimi për këtë rast, siç numrat e mëdha gjyqësore të cilat janë kundër ish kryesisë së OBRM-PDUKМ-së, do të tregojnë se sa qytetarët janë dëmtuar nga qeverisja kriminale e OBRM-PDUKM-së”, thonë nga LSDM-ja.

Atha thonë se përpjekjet e ORBM-PDUKM-së për të shpikur skandale aty ky nuk ka janë të kota, vetëm që t’i fshehin dëmet nga sjelljet destruktive.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja nëpërmjet kritereve të qarta dhe transparente, siguron kushte të njëjta për të gjithë, ndërsa përmes zbatimit të politikave të shkruara, ndërtohet fer dhe shoqëri e njëjtë për të gjithë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme