Google ADS

LSDM kërkon nga qytetarët respektimin e masave për mbrojtjen nga Covid-19

10:50 | 28 Maj 2020
Arbresh.info

Partia maqedonase në pushtet LSDM, kërkon nga qytetarët të vazhdojnë me respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi.

Ata thonë se tani është koha të tregohet se së bashku mund të sigurohet normaliteti i ri, të mbrohet shëndeti dhe të rimëkëmbet ekonomia.

“Kriza me koronavirusin po dobësohet, por virusi është ende i pranishëm. Luftën me koronavirusin duhet ta vazhdojmë përmes respektimit të tërësishëm të masave për mbrojtje të shëndetit. Mbajtja e maskave mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike dhe higjiena e rritur personale janë pjesë e përditshmërisë sonë”.

“Respektimi i rreptë i këtyre masave bazë për mbrojtje janë mundi ynë i përbashkët për normalitetin e ri dhe mbrojte të shëndetit të njerëzve. Me atë së bashku ndihmojmë, por u ndihmojmë edhe punonjësve shëndetësor të cilët me muaj janë në linjën e parë të luftës me virusin”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se normaliteti i ri do të thotë se jeta do të vazhdojë sipas protokolleve për mbrojtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme