Koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mundemi” është fitues në një numër të madh komunash dhe ka kapacitetin më të madh të koalicionit, duke e bërë të sigurt që lideri Zoran Zaev do të jetë mandatari i ri dhe i pari do të ketë shans të formojë shumicë qeveritare, tregojnë rezultatet fillestare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik të këtij viti.
Fitorja e tyre, sipas qendrës analitike të LSDM-së, është shprehur në komunat me votues dominues maqedonas dhe është një konfirmim se votuesit janë vendosur për ofertën e LSDM-së që do të thotë për një të ardhme evropiane, demokratike dhe të prosperuar për vendin.
Në komunën e Qendrës, LSDM ka një epërsi ndaj VMRO-DPMNE-së me 4,400 vota, në Karposh 2,800, në Kumanovë avantazhi është 3.500 vota, Kriva Palankë me 2.500, në Manastir LSDM kryeson me mbi 1.000 vota, Strumicë me 3.700. Ka përparësi në Krushevë, Koçan, Berovë, Radovish, Vallandovë, Bogdanc dhe shumë komuna të tjera.
“Përveç këtyre që janë me popullsi ku shumicë janë maqedonas, LSDM fitoi kundër VMRO-DPMNE-së dhe në komunat multietnike, në Tetovë diferenca është 2,000 vota, në Gostivar 750, Tearcë 1.000, Bogovinë 1.500, Vrapçisht 1,200. Këto rezultate konfirmojnë që Koalicioni parazgjedhor me BESËN vlerësohet se LSDM e ka dëshmuar në vepër se është shtet multietnik me respektim të të drejtave të të gjithë qytetarëve”, informojnë nga qendra analitike e LSDM-së.
Në përgjithësi, LSDM-ja është fituese në pesë Njësitë zgjedhore, ndërsa me diferencë të vogël humbi ndaj VMRO-DPMNE-së në Njësinë zgjedhore tre, por ka shanse që të dyja partitë të kenë nga dhjetë deputetë.
“Nëse rezultatet monitorohen sipas njësive zgjedhore, atëherë është e qartë se votuesit nga të gjitha komunitetet etnike votuan për LSDM-në, siç edhe ishte koalicioni “Mundemi”. U konfirmua se qytetarët e të gjitha rajoneve dëshirojnë një mundësi me një ofertë dhe një program të prosperuar. Kjo është dëshmi se qytetarët kanë njohur një vizion në LSDM-në dhe se shumica e tyre i mbështesin politikat për integrimin evropian, por edhe planet për forcimin e ekonomisë”, informojnë nga qendra analitike e LSDM-së.
Nga votat e numëruara nga 2,277 vendvotime nga gjithsej 3,480 vendvotime, Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja “Mundemi” prin me 36.78 për qind të votave përpara Koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 35.75 për qind, tregojnë të dhënat preliminare të KSHZ-së. 10.31 për qind votuan për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), 8.13 për qind për Aleancën për shqiptarët dhe Alternativën, 4.16 për qind për të Majtën, 1.38 për qind për Integra, 1.33 përqind për Partinë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), ndërsa partitë e tjera dhe koalicionet që morën pjesë në zgjedhje kanë më pak se 0.4 për qind./koha.mk
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...