LSDM-ja zbardhi sot identitetin e një pjese të protestuesve të dhunshëm të cilët rrahën në mënyrë brutale deputetët në kuvend.
Sipas partisë së Zaevit shumica e autorëve të sulmit janë zyrtarë me pozita të larta në institucione të ndryshme shtetërore. Një pjesë e dhunuesve gjithashtu janë persona me dosje të rënda kriminale si vrasës dhe përdhunues. LSDM-ja kërkoi hetim të pavarur dhe dënim maksimal të këtyre personave por edhe të porositësve të akteve makabre në kuvend pak ditë më parë. Bëhet fjalë për një skenar të organizuar nga regjimi në rënie.Ky është Dimçe Hristovski-Zhaba nga Prilepi ish pjesëtar i njësitit të “Luanëve” i dënuar për dy vrasje, në korrik të vitit 2005 në Manifestimin “Pivo Fest”, një nga viktimat ishte fëmijë. Ky njeri ka lënduar kryetarin Zoran Zaev.
Në fotografinë e radhës qartë shihet edhe njëri nga sulmuesit e Radmila Sheqerinskës, Dimitar Pecov nga Strumica.Ky në fotografi është Igor Jug kryetar i të ashtuquajturës Shoqata patriotike Maqedonase” Vllado Georgiev Cernozemski” i dënuar për përdhunim, vrasje, drogë dhe sulm fizik.Siç mund të shihet në foto njëri nga ata i cili i pa u penguar nga policia i drejton dhunuesit është Nikolla Mitrevski Kolo tre herë i dënuar me burg dhe dora e djathtë e Aleksandër Vasilevskit Ninxha , që të dytë bandit të njohur të VMRO-së , të njejtit morën pjesë edhe në sulmin kundër deputetit tonë Muhamed Zeqirit.
Një nga të parët që u futën në kuvend është edhe Jordan Mihajllov djali i Sasho Mihajllovit.
Ky dhunues në të majtë të fotografisë është Adnan Memed shef i kabinetit të Elvis Bajramit kryetar i komunës së Shuto Orizarit dhe djalë i Hamdi Bajramit, e kemi parë nëpër ballo me Sasho Mihajllovin.
Ky është Goran Angellov nga Velesi anëtar i të ashtuquajturave shoqata patriotike, i lidhur ngushtë me Ilija Dimovskin.
Ky është Predrag Petrusevski Bingo i cili është nën kontroll të Johan Tarçullovskit.
Në kuvend ishte edhe Munir Pepiq i punësuar në Agjencinë për Zbulim, i dyshuar në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale për falsifikim të letërnjoftimeve.
Ky në foto është Mitko Mihajllovski Xhaxhka i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ky është Andrej Iliev i punësuar në ushtrinë e Republikës së Maqedonisë.
Ky është Martin Stojanovski i punësuar në Agjencinë për Nxitjen e Zhvillimit në Bujqësi.
Në pres sallën ishte edhe drejtor i Ndërmarrjes publike të ujësjellësit në qytetin e Shkupit Aleksandar Atanasov sot nuk do ta paraqesim, por personalisht i bëj thirrje që ai vet t’i publikojë videot dhe “selfien” që i filmonte deri sa dhunuesit rrihnin.
Ka edhe shumë që të gjithë do ti publikojmë një nga një para opinionit. Këto persona i njohin edhe qytetarët, identiteti i tyre shumë lehtë mund të vërtetohet – deklaroi Mançevski.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist