Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM po e çon shtetin drejt një krize të re politike.
“Për më shumë se një vit shteti po shënon vetëm mossukses. Qeveria që si maskë vendos prioritet zgjidhjen e çështjes së emrit, realisht po bën vjedhje. Kaosi nuk duhet të vazhdojë. Zoran Zaevi duhet të largohet”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se mbi 1.200.000 qytetarë i dhanë “karton të kuq” qeverisë dhe marrëveshjes së Prespës.
“Kriza duhet të ndalohet. OBRM-PDUKM ofron zgjidhje. I pranojmë zgjedhjet që Zaevi i ofroi, por së pari duhet të formohet qeveri teknike, sipas modelit të marrëveshjes së Përzhinës. Kërkojmë prokurori publik të ri dhe formim të Komision anketues për rishikimin e parregullsive gjatë referendumit”, thonë nga partia opozitare.
Zhduket një person në Lipjan
MAShTI anulon inaugurimin e shkollës e çerdhes në Viti
Kandidon për deputete në koalicionin Lista për Familje, Myze...
Kush do të zëvendësojë kryeministrin në largim të Kanadasë?
Olti Curri pas hyrjes së Gjestit në BBVA: Ishte një gjetje s...
Gruaja e Faruk Ajetit merr vëmendje me paraqitjen e saj në f...