Google ADS

LSDM-ja në Strugë del me kandidat shqiptarë

21:45 | 1 Shtator 2017
Arbresh.info

Nga LSDM-ja dega në Strugë informojnë se tashmë në këtë parti po punohet  në funksion të pregaditjes  për zgjedhjet e ardhshme vendore.Edhe pse akoma nuk ka një komunikim zyrtar se kush do të jetë kandidati për kryetar apo bartësi i listës së Këshilltarëve.

Strugalajm mëson se  pjesë të listës së këshilltarëve  do të jenë përfaqësues nga të gjitha etnit që jetojnë në Strugë ku nuk do të mungojnë edhe shqiptarët. Ndërkohë nga dega e LSDM-së, në Strugë, akoma nuk ka një prononcim zyrtar se kush do të jetë kandidati i kësaj partie në garën për kreun e Komunës.

Strugalajm.com kontaktoi me eksponentë të kësaj strukture nga ku mori prononcimin se akoma nuk ka një qëndrim, duke lënë të kuptohet se vendimi do merret pas një konsultimi të degës dhe qendrës së partisë.Ndërkohë në opinionin e këtushëm përmenden disa emra si kandidatë të mundshëm si:Nikolla Duni ,Dimitar Shipinkarovski,Sefer Canoski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme