Pushteti sonte marshon me kërkesë për drejtësi në vend. LSDM nën moton “Ecim për drejtësi”, marshon nga Kuvendi deri në Gjykatë, pasi deputetët një ditë më parë e miratuan Ligjin për Prokurorinë Publike. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tani pret drejtësi jo selektive.
Ai e njoftoi marshimin në emër të perspektivës evropiane, përparimit, zhvillimit dhe anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Para nisjes së marshit, disa nga bulevardet u bllokuan, dhe para gjykatave u ngrit një skenë.
Të gjitha këto aktivitete u zhvilluan në mes të pikut të trafikut, duke rezultuar me kolona të gjata nëpër rrugët e Shkupit.
Deri sa marshuesit po i afrohen skenës ku do të mbahet tubimi qendror, respektivisht para pallatit të gjykatave janë mbledhur disa persona të cilët kërkojnë llogari nga pushteti për drejtësinë e premtuar.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...