Për derisa partia e Hristijan Mickoskit insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare, partitë në pushtet akoma nuk janë ulur për ta shqyrtuar seriozisht këtë opsion.
Këtë javë pres bisedime serioze edhe në kuadër të koalicionit, edhe në kuadër të LSDM-së rreth pyetjes nëse bashkë me zgjedhjet presidenciale do të ketë edhe zgjedhje parlamentare. Mendoj se i gjithë fokusi për gjithë atë të cilën e kemi lajmëruar edhe para jush në fillim të mandatit tonë është që ta realizojmë gjatë këtyre javëve të fundit. Kështu jam e bindur se do të meritojmë vërtetë mbështetje në cilatdo zgjedhje”- pohoi Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.
Nga BDI-ja ditë më parë thanë se tani është momenti për zbatim të reformave dhe jo për zgjedhje të reja por u shprehën të bindur se po të realizoheshin, ata do të ishin më të votuarit. Për zgjedhje të parakohshme parlamentare është edhe partia e Ziadin Selës. Sipas Aleancës për Shqiptarët, nuk është realizuar premtimi kryesor i qeverisë, drejtësi për të gjithë.
Qeveria përveç planit në aspekt të fqinjësisë së mirë dhe të politikës së jashtme që më tepër ka qenë meritë e këmbënguljes dhe insistimit të faktorit ndërkombëtar se sa nga këtu brenda, e kam fjalën për marrëveshjes e Prespës, ndryshimit të emrit dhe ndryshimeve kushtetuese, në të gjitha sferat tjera, fushveprimet e tjera, ka dështuar”- tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Sipas kalkulimeve të Kuvendit, zgjedhjet presidenciale duhet të shpallen deri më 8 shkurt. Pushteti pranoi se në rast se shpallen edhe zgjedhje parlamentare do të respektojnë praktikën e formimit të Qeverisë teknike, 60 deri 100 ditë para datës së mbajtjes së zgjedhjeve./AlsatM
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...