Lidhja Socialdemokrate sot nëpërmjet një kumtese porositi se duhet të përfundojë urgjentisht bllokada e shtetit. Jo serioziteti i presidentit Gjorgje Ivanov, ka lënë Maqedoninë 5 muaj pa qeveri, ndërsa prej sot qytetarët janë lënë edhe pa kryetar të komunave dhe këshilltarë.
“Në pyetje është edhe çështja e ekzistencës së të punësuarve në administrata komunale dhe shërbime të cilët janë në rrezik që të mos marrin rrogë dhe mëditje, ndërsa qytetarët të mos i marrin shërbimet e nevojshme nga Komunat. Ky duhet të jetë paralajmërimi i fundit për Gjorgje Ivanovin i cili urgjentisht duhet të veprojë dhe t’ia jep mandatin për formimin e Qeverisë së re kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit. Ivanovi është i detyruar që t’i ndjek interesat shtetërore dhe të qytetarëve dhe jo interesat e Nikolla Gruevski”, thuhet në kumtesë.
Nga partia theksojnë se Gruevski dhe bashkëpunëtorët me vetëdije krijojnë kaos në shtet sepse mendojnë se përmes destabilizimit duan t’i parandalojnë ndryshimet dhe përballjen me drejtësinë.
“Porosisim se shumica parlamentare nuk do të lejojë paralizë në shtet. Në mënyrë legjitime, në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit i cili është njohur nga opinioni vendor dhe ndërkombëtar. Në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet do të zgjidhet edhe Qeveria e re reformuese, ndërsa do të ketë edhe ndryshime ligjore për konfirmimin e datës të zgjedhjeve lokale. Normalizimi i shtetit dhe perspektivave euro-atlantike janë interesi më i lartë shtetëror dhe të gjithë kanë detyrim ligjor që t’i mundësojnë dhe t’i respektojnë proceset demokratike që pasojnë”, deklaruan nga LSDM. /AlsatM/
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...