LSDM: Ivanov pas letrës së Xhaferit ka për detyrë të veprojë sipas Kushtetutës

12:19 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

LSDM sot kumtoi se nevojitet pjekuri nga të gjitha subjektet politike, institucionet, të punësuarit dhe individët, sipas obligimeve ligjore, përgjegjësisë personale dhe në pajtim me interesat shtetërore, të mundësohet formimi i qeverisë së re. “Qeveria e re, njëjtë si edhe kryetari i ri i Kuvendit, do të zgjidhet në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet e Maqedonisë”, kumtoi LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Letra e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi drejtuar Gjorge Ivanovit, thuhet në kumtesë, është obligim që Ivanov t’i lërë anash interesat personale për ikje nga drejtësia të Nikolla Gruevskit dhe të veprojë sipas obligimit kushtetues ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Porositë nga Brukseli, thekson LSDM, pas vizitës së Xhaferit janë të qarta, është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe është njohur kryetari i Kuvendit, pritet në kohë të shpejtë zgjedhja e Qeverisë së re reformuese. Pason riafirmimi i programit qeveritar që e mbron unitaritetin e shtetit dhe siguron drejtësi dhe jetë për të gjithë qytetarët, paralajmëron LSDM, njofton AIM.

Partia thekson se Maqedonisë i nevojiten stabilitet dhe reforma në mënyrë që të hapërojë drejt integrimeve euroatlantike dhe të sigurojë jetë cilësore për qytetarët, që, thekson, është paraparë në programin e qeverisë së re reformuese të cilën e pret edhe opinioni vendor edhe Bashkimi Evropian. “Çdo pengim i transferit të pushtetit dhe çdo veprim joligjor është ndëshkues sipas ligjeve ekzistuese”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme