Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të OBRM-PDUKM-së se do të dorëzojnë rezolutë për negociatat me Bullgarinë.
Nga LSDM nëpërmjet një kumtese thonë se nuk ka nevojë për asnjë rezolutë, ndërsa aktin e Mickoskin e vlerësojnë si populist.
“Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të vërtetuar dhe të pranuar nga mbarë Evropa dhe nga mbarë bota. Andaj nuk janë të nevojshme asnjëfarë rezolutash, konkluzash. Dukshëm vetëm Hristijan Mickoski nuk e ka të qartë cilat janë linjat për identitetin maqedonas andaj del me kërkesa populiste”, thonë nga LSDM.
Paraprakisht edhe në Komisionin për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski i cili udhëheq me këtë organ kuvendor, kërkoi që të miratohen përfundime për negociatat mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, por deputetët e shumicë parlamentare u larguan nga seanca.
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...