LSDM: Hetimi duhet të lokalizojë të gjithë, përfshirë edhe manjatët e regjimit

10:08 | 10 Gusht 2019
A. B.

Hetimi duhet të lokalizojë të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë çështje nga e para deri në të fundit, përfshirë manjatët e regjimit, thonë nga LSDM.

“Manjatët të cilët i krijoi regjimi, të ndihmuar nga Hristian Mickoski dhe OBRM-PDUKM, janë duke bërë gjithçka për të thyer sundimin e ligjit, për të rrezikuar eurointegrimin e vendit, të mos miratohet ligji i Prokurorisë Publike, të prezantohen si viktima dhe të shpëtohen. Personat nga inçizimet janë të lidhur drejtpërdrejt me OBRM-PDUKM-në, si dhe njerëzit që publikojnë materialet. Këto janë skemat e Nikolla Gruevski. Kushdo që shpresonte se publikimi i video materialeve do të rrezikonte provat në mënyrë që të mos i nënshtrohej procesit gjyqësor dhe të shpëtohej nga faji është gënjyer”, deklarojnë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se pamjet janë një arsye për të shpejtuar hetimin dhe për t’u dhënë përgjigje nxitësve, organizatorëve dhe të dyshuarve për këtë rast.

“Hetimi duhet të lokalizojë të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë rast nga e para deri në të fundit. Institucionet duhet të veprojnë me shpejtësi për të përfunduar pastrimin, që të gjithë të përfshirët në këtë rast të marrin përgjegjësinë. Por gjithashtu nënkupton përgjegjësi për manjatët e regjimit për të cilët janë hapur rastet e PSP-së dhe që paraqiten në këto video inçizime” thonë nga LSDM. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme