Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) i ka bërë thirrje të martën VMRO-DPMNE-në të Nikola Gruevskit që të mbështesë programin për qeverinë e re, Prokurorinë Speciale dhe të pranojë faktin se ka mbetur në opozitë, ndërsa kërkuan nga presidenti George Ivanovi që t’ia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit dhe të mos mbrojë krimin dhe interesat e ngushta të udhëheqjes së VMRO.
Socialdemokratët i bënë thirrje Gruevskit dhe partisë së tij që të mundësojnë tranzicion të qetë të pushtetit për të mundësuar zbatimin e programit të qeverisë reformatore është e nevojshme që të ndërpritet zvarritja e krizës politike që po e krijon presidenti Ivanov.
“Kërkojmë që Ivanovi menjëherë t’ia dorëzoj mandatin kryetari të LSDM-së Zoran Zaev, për formimin e qeverisë që qytetarët të mund të ndjejnë më në fund ndryshimin”, tha Mila Carovska nga partia LSDM.
Ndryshe, VMRO vazhdon të kërkojë nga lideri I LSDM-së që të heqë dorë nga “platforma e Tiranës”, duke bërë me dije se kjo parti nuk lëviz nga oferta e saj për Zaevin.
VMRO ka paralajmëruar se nëse ky i fundit nuk heq dorë nga dokumenti shqiptar, ajo do të mbështesë formimin e një qeverie të pakicës nga ana e LSDM-së.
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...