Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se parametrat ekonomik dëshmojnë se ekonomia po lëvizë në drejtimin e duhur.
Ata thonë se konfirmim për këtë është rritja e bruto prodhimit vendor prej 3,7 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2018.
“Në periudhën e njëjtë, shkalla e papunësisë është ulur më 19,4 për qind që është minimum historik. Vetëm vitin e kaluar janë hapur 26.000 vendet të reja pune të paguara mirë, ndërsa janë vërejtur edhe vlerë rekorde e investimeve të huaja prej 624,5 milionë euro”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që qëndrueshme cilësore ekonomike që sigurojnë vende të reja pune dhe paga më të mëdha./Telegrafi/
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...