“Deputetët e LSDM-së në seancën e nesërme kuvendare do ta mbështesin shkarkimin e Katica Janevës, por jo për punën e paligjshme, por për punën joprofesionale dhe të pandërgjegjshme”.
Këtë e tha sot kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për TV Sitel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Aq është e palogjikshme ajo që në “Haraçi” dikush ka qenë i involvuar prej njerëzve të afërt të Zaevit dhe prandaj nuk po shkarkoheshka Katica Janeva, njëra me tjetrën nuk kanë lidhje. Që Kuvendi të mos i frenojë veprimet me kërkesë të Këshillit të prokurorëve, atë edhe do ta bëjë. Sugjerimin tonë e dhamë edhe me shkrim se do ta mbështesim Parlamentin, por jo për punë të paligjshme por për punën joprofesionale dhe të papërgjegjshme”, theksoi Zaev.
Sipas tij, mandati i Janevës skadon më 15 shtator, ndërsa Kuvendi nuk guxon të jetë arsye dhe pengesë në procedurë.
Zaev e përsëriti se ai e denoncoi rastin “Haraçi”, ndërsa Prokuroria është tërësisht e lirë dhe procedura po udhëhiqet në mënyrë shumë transparente.
“Dëshiroj që procedura të përfundojë sa më parë. Ekzistojnë ligje në shtet dhe duhet të veprohet. Unë jam i kënaqur pasi më nuk ka ndikim mbi gjyqësinë”, potencoi Zaev.
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...