Google ADS

LSDM: Deputetët të votojnë për rishikimin e buxhetit

12:56 | 30 Tetor 2020
Arbresh.info

Partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë kërkon që deputetët e të gjitha partive politike në Kuvend të tregojnë përgjegjësi dhe konstruktivitet, duke i mbështetur ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit për vitin 2020, me të cilat, siç shkruajnë, sigurohen 470 milion euro për realizimim e pakos së katërt të masave të krijuara nga Qeveria e udhëhequr prej LSDM-së, për ballafaqim me pasojat ekonomike të koronakrizës.

“Mjetet e kësaj pako të masave do të destinohen për mbështetje të 83.000 vendeve të punës, gjegjësisht me 70 milion euro, do të subvencionohen gjithsej 250.000 paga për tetorin, nëntorin dhe dhjetorin. Këtë herë, mbështetja për pagesë të pagave do të jetë e shkallëzuar dhe do të lëvizë prej 14.500 deri në maksimum 21.776 denarë në muaj, sipas rënies së qarkullimit të kompanive të cilat aplikojnë për ndihmë financiare”, shkruhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga ajte thonë se me 27,6 milion euro do të ndihmohen 283.000 qytetarë të cilët do të marrin kartela pagesore vendore në vlerë prej nga 6.000 denarë. Kartela pagesore vendore do të marrin pensionistët me pensione deri në 15.000 denarë, prindërit vetushqyes, personat e papunë, si dhe personat mbi moshën 64 vjeçare të cilët nuk kanë pension social ose të ardhura tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme