Google ADS

LSDM: Çulev për dy ditë vërtetoi se është pjesë e regjimit

21:44 | 5 Janar 2020
Arbresh Info

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM thuhet se “vetëm për dy ditë i duheshin ministrit teknik të MPB, Naqe Çulev të vërtetojë se është pjesë e regjimit”.

“Ministri teknik i Punëve të Brendshme në qeverinë teknike, Naqe Çulev, ishte drejtor në Agjencinë për Zbulim në kohën kur ndodhën ngjarjet në ‘Lagjen e Trimave’”shprehen nga LSDM

Ata shtojnë se Çulev ka hipotekë me ‘Lagjen e Trimave’ që ka implikime negative në opinion dhe te të punësuarit në MPB.

“E pavërtetë janë deklarimet e Çulev në intervistën e TV ALFA se janë dhënë vendime joligjore dhe se ka ndonjë ndërlidhje e të punësuarve në MPB me strukturat kriminale”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, që kur LSDM është në Qeveri është kthyer imazhi dhe besimi më MPB ndërsa policia në mënyrë profesionale punon në interes të qytetarëve./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme