LSDM nëpërmjet një kumtese ka reaguar lidhur me akuzat e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM duke thënë se “gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së kishte çmimin rekord”.
“Qytetarët e mbajnë mend se pikërisht gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së dhe regjimit të Nikolla Gruevskit qytetarët paguanin derivate më shtrenjtë që nga pavarësia e shtetit”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas LSDM-së, viti 2012 do të mbahet mend si viti kur derivatet e naftës arritën çmimin më të madh kur qytetarët për një litër EUROSUPER paguanin 89 denarë.
“Në vend se ta gënjejë opinionin, OBRM-PDUKM duhet të dijë se çmimin e naftës nuk e cakton as LSDM as Qeveria, por se ajo rregullohet nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetikë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen
Horoskopi ditor
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë