Google ADS

LSDM: Amandamentet e OBRM-PDUKM-së synojnë bllokimin e Kuvendit të Maqedonisë

10:28 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Përmes një kumtese dërguar mediave, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) konsideron se amandamentet e OBRM-PDUKM-së ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve janë vetëm për të bllokuar punimet e Kuvendit.

Sipas tyre, Ligji për gjuhët është pranuar nga kjo parti politike, ndërsa Hristijan Mickoski synon ndarje dhe bllokime, duke vazhduar politikat e Gruevskit, dhe duke vepruar në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe konceptit të një shoqërie për të gjithë.

LSDM-ja konsideron se me këtë rast OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski tregojnë patriotizëm të rrejshëm./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme