Google ADS

LSDM: A ka financuar Kamçev fushatën e OBRM-PDUKM-së?

15:32 | 22 Shtator 2019
Arbresh.info

Nëpërmjet një konference për shtyp, Gordan Shumarev nga LSDM tha se “Mickoski me ditë të tëra hesht dhe nuk përgjigjet në pyetjen nëse i akuzuari në lëndët e PSP-së, Orce Kamçev e ka financuar fushatën e OBRM-PDUKM-së”.

Ai para selisë së partisë opozitare tha se sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev i cili ishte edhe shef shtabi nuk jep përgjigje në këtë pyetje, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Çfarë fshehin Mickoski, Janushev dhe OBRM-PDUKM? A është ndërlidhja e tyre me Kamçevin a është roli i tyre në aferën ‘Haraçi’”, pyeti Shumarev.

Ai vazhdoi me pyetje nëse janë regjistruar të gjitha donacionet në raportin financiar të zgjedhjeve presidenciale duke përmendur se opinioni pret përgjigje nga OBRM-PDUKM.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme