Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar, ka thënë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas problemeve kronike të vogla në zemër, gjenda e tij shëndetësore u përkeqësua të premten që lamë pas, kur ai u dërgua në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd.
Ministri bënë me dije se Vuçiq ishte në rrezik për jetën.
Pas ndërhyrjeve nga ekipet mjekësore bënë të mundur stabilizimin e gjendjes shëndetësore të Presidentit serb dhe Vuçiq iu përgjigj mirë terapisë të cilën ndërmori.
Megjithatë, ekspertët rekomanduan që Presidenti të zvogëlojë aktivitetin e tij për një periudhë kohore të gjatë, në mënyrë që të shërohet plotësisht nga gjendja e përkeqësuar që kaloi të premte.
“Pas pranimit në VMA është konstatuar se jeta e presidentit të Serbisë ishte e rrezikuar. Në atë institucion shëndetësor, ekipet mjekësore menjëherë ndërmorën të gjitha masat e nevojshme për të të sanuar gjendjen e tij të rëndë. Pas terapisë së marrë gjendja e Presidentit Vuçiq është përmirësuar”, ka thënë Lonçar.
Ministri serb i Shëndetësisë ka falënderuar ekipet mjekësore të VMA-së, të cilat, sipas tij, “edhe një herë kanë demonstruar ekspertizën dhe profesionalizmin e tyre”./Express
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...