Në mars nuk u është paguar paga 54.662 punëtorëve, ndërsa në shkurt 9.947 punëtorëve, njoftoi sot drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska.
Në konferencën për shtyp në Qeveri, Llukarevska theksoi se në mars pagën nuk e kanë dhënë 14.998 punëdhënës ndërsa në shkurt 3.774 punëdhënës.
Këto janë dy muajt në të cilat punëdhënësit dhe punëtorët kanë pritur në Kuvend të sillen ligjet me të cilat duhet të fillojë implementimi i masave nga pakoja e pestë antikrizë.
“Duke e pasur parasysh se pritet realizimi i kësaj mase për mbështetje financiare nga pakoja e pestë e masave antikrizë, akoma nuk kemi filluar si organ tatimor të zbatojmë pagesë të detyrueshme për muajt shkurt 2021 dhe nuk kemi zbatuar vërejtje për ato që s’janë paguar për muajin mars 2021”, tha Llukarevska.
Sipas të dhënave të DAP, që i prezantoi Llukarevska, deri më tani 125 punëdhënës e kanë keqpërdorur mbështetjen financiare për pagesën e pagave, gjegjësisht paratë për paga nuk kanë arritur deri tek gjithsej 371 persona të punësuar.
Në prill 43 punëdhënës nuk ua kanë paguar pagën 95 të punësuarve, në maj 27 punëdhënësi nuk ua kanë paguar pagën 51 të punësuarve, ndërsa në qershor 44 punëdhënës nuk ua kanë paguar pagën 121 të punësuarve. Në tetor, 21 punëtor nuk e kanë marrë pagën nga katër punëdhënës, në nëntor 11 punëdhënës nuk e kanë paguar pagën për 30 të punësuar dhe në dhjetor 23 punëdhënës nuk ua kanë dhënë pagën 53 të punësuarve të tyre.
Paralajmëroi se në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës vazhdojnë kontrollet tek ata punëdhënës të cilët e kanë keqpërdorur këtë ndihmë.
Kurti paralajmëron për sulme të reja nga Serbia: Pritet të n...
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...