Me dëgjimin e deputetit të LSDM-së, Hari Llokvenec mbaroi seanca e sotme për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Ai tha se i dukshëm ishte qëllimi i turmës që të drejtohet drejt një grup deputetësh mes të cilëve kanë qenë Zoran Zaevi, Talat Xhaferi dhe Ziadon Sela, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sigurimi bashkërisht me kolegët tanë përpiqeshin ta mbajnë derën e mbyllur. Që kur hynë, i dukshëm ishte qëllimi i turmës të drejtohet drejt grupit e ku gjendeshin Zoran Zaevi, Talat Xhaferi dhe Ziadin Sela. Unë ndodhesha në grupin tjetër, që ishte në këndin e majtë”, sqaroi Llokvenec.
Ai potencoi se bashkërisht me atë kanë qenë deputetët Artan Grubi, Stefan Bogoev dhe Agim Shaqiri dhe se kanë arritur të dalin, por kanë marrë goditje.
“Ndjenja e shqetësimit për jetën ishte te të gjithë ne. Pas një orë e gjysmë kontakte intensive të Grubit me zyrtarët policorë, arritën të na gjejnë. Pas 45 minutave erdhën njësitë speciale dhe na çuan në zyrën e Vllatko Gjorçevit”, tha Llokvenecit duke drejtuar fjalë lavdëruese për veprimin dhe sjelljen e Gjorçevit.
Më parë, deputetja Katerina Kuzmanovska dëshmonte se ajo ka qenë në galerinë e pres-qendrës dhe se ka parë se si turma godiste Zoran Zaevin dhe Damjan Mançevski ashtu edhe Radmilla Sheqerinskën e tërhiqnin për flokësh.
“Dëgjoheshin ofendimet si: tradhtarë, vritni, nuk do të dalin të gjallë”, tha Kuzmanovska duke theksuar se njerëzit kanë godit me gjithçka që ju ka ardhur për dore.
Seanca e ardhshme për ngjarjet e 27 prillit është caktuar më 19 shtator në ora 10:00. Atëherë do të dëgjohen dëshmitarët Sashko Kocervski, Ferid Muhiq, Kurti Dudush dhe gazetarja Dushica Mrgja.
Në mesin e të akuzuarve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë janë: ish-drejtori i BSP-së Mitko Çavkov, deputetët Ljupço Dimovski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasillevski, Krsto Muckoski dhe udhëheqësit e protestës “Për Maqedoninë e Bashkuar”, Boris Damovski, Vlladi Jovanovski, Igor Durllovski. /Telegrafi/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...