Gjyqësori duhet të pastrohet dhe për këtë nevojiten reforma në më shumë institucione. Ish-gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, Mirjana Llazarova Trajkovska, vlerëson se reformat për pastrim të gjyqësorit duhet të bëhen në përputhje me kritereve evropianë ku aspiron të anëtarësohet vendi. Ajo thotë se jo vetëm gjyqësori por edhe institucionet tjera kanë nevojë për pastrim nga kuadrot partiak.
“Qëllimi i pastrimit të gjyqësorit duhet të jetë forcimi jo vetëm i gjyqësorit dhe besimit në gjyqësor por edhe i institucioneve që kanë kompetenca të punojnë në pastrim të gjyqësorit nga gjykatës të korruptuar ose të lidhur me elita kriminele. Duam ose jo, ne patjetër të bashkëpunojmë me ekspertë nga jashtë. Ne vazhdimisht kemi interaktivitet dhe këmbim të mendimeve nga ekspertë të huaj dhe posaçërisht në momentin kur vendi do të fillojë negociata me BE-në. Duhet të pastrohen institucionet nga jo profesionistë. Gjatë kohë institucionet, jo vetëm në sektorin gjyqësor por edhe në udhëheqjen shtetërore, në administratë, në polici, u mbushën me kuadro partiak, me njerëz që nuk i kanë njohuritë dhe përvojën e duhur”, deklaroi Mirjana Llazarova Trajkovska, ish-gjykatëse e në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut.
Ndërsa Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane thekson se vettingu eventual duhet të bëhet me shumë kujdes, pasi që mund të rrisë ndikimin e ekzekutivit në gjyqësor.
“Njëri nga rreziqet kyçe në procesin në vetting siç tregon praktika e deritanishme, është mundësia për ndikimin më të madh të partive politike dhe të ekzekutivit ndaj gjyqësorit. Kjo mund të na kthejë edhe shumë pas, e në vend që të kemi pavarësi, do të ketë ndikim më të madh të ekzekutivit ndaj gjyqësorit, respektivisht që të kemi problem më të madh në baraspeshën e pushteteve. Pra të mos të kemi baraspeshë”, tha Simonida Kacarska, EPI.
Kacarska vlerëson se gjatë vettingut ose pastrimit të gjyqësorit me rëndësi është edhe angazhimi për zbatimin më të fuqishëm të mekanizmave për përgjegjësi në gjyqësor. Në debatin e organizuar nga Instituti për Politikë Evropiane, ekspertë të vendit dhe të rajonit theksuan nevojën e kujdesit më të madh gjatë zbatimit eventual të vettingut duke i marrë parasysh edhe përvojat me vendet fqinje dhe të rajonit./Alsat/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...