Ljajiç: Nuk është sekret se Serbia është absolutisht e gatshme për kompromis

15:08 | 23 Qershor 2018
Arbresh.info

Nuk është sekret se Serbia gjatë gjithë procesit të negociatave ka treguar gatishmëri absolute për të arritur një zgjidhje kompromisi në dialogun me Prishtinën, tha sot Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Tregtisë së Brendshme Rasim Ljajiç, transmeton portali arbresh.info

“Vetëm zgjidhje kompromisi sigurojnë stabilitetin e këtij rajoni. Çdo zgjidhje e imponuar, çdo zgjidhje që është në mënyrë të njëanshme, lë prapa një problem të fshehur me të cilin gjeneratat e ardhshme do të duhet të merren për vite dhe dekada”, u tha Ljajiç gazetarëve në Kopaonik./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme