Google ADS

Lista Shqiptare dëshiron një kërkim falje nga Dritan Abazoviq

20:14 | 10 Shtator 2020
L G

Lista Shqiptare duhet që të bashkëpunoj me çdo qeveri të ardhshme, por edhe me opozitën, ka thënë kryetari i Listës Shqiptare në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj.

Ai ka thënë se janë të hapur për dialog dhe bashkëpunim, derisa ka komentuar edhe kreun e partisë URA, Dritan Abazoviq.

“Kemi vendime të vështira para nesh, por ne duhet të marrim përgjegjësinë. Partitë shqiptare kurrë nuk kanë bërë ndonjë gabim që nga viti 1990 deri më sot, besoj që edhe gjenerata jonë do vazhdojë njëjtë”, tha ai.

“Në anën tjetër, Dritan Abazoviq, si një anëtar i minoritet shqiptar ka sulmuar minoritetet në çdo intervistë që nga 30 gushti dhe po vazhdon të bëjë këtë”, shtoi ai.

Gjeloshaj ka kërkuar ai Abazoviq që të ndalojë këtë praktikë dhe ka kërkuar nga ai që të tregojë maturi dhe kulturë që të kërkojë falje, derisa ka shtuar që asnjë minoritet nuk duhet të marrë rolin e opozitës së fortë në Mal të Zi pasi kjo nuk dërgon askund. Këto komente ai i ka bërë në televizion publik të Malit të Zi.

Të ngjashme