Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,41% në raport me vendimin e datës 12.9.2022.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 16.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 95,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,473 (denarë/kilogram).
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,341 %, te nafta ka ulje për 1,779 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 1,389 % dhe
te mazuti ka ulje për 1,067%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 1,058%. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 16.9.2022.
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...