Ish-Ministrja e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Gordana Jankullovska doli të mërkuren nga burgu, pas tre vjet vuajtje të dënimit.
Ajo qe dënuar fillimisht me gjashtë vjet burg pas akuzash që e ngarkonin lidhur me blerjen e paligjshme të një autoveture Mercedes me vlerë prej mbi 500 mijë eurosh për nevojat e ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski. Por, dënimi më pas iu ul në katër vjet heqje lirie.
Gjykata e Apelit në Shkup vendosi që ta lirojë me kusht ish-ministren; Ajo do të kthehej për të vazhduar dënimin nëse deri në tetorin e vitit të ardhshëm kryen një vepër tjetër penale.
Megjithatë, ka një proces tjetër gjyqësor kundër saj lidhur me çështjen e përgjimit të paligjshëm dhe shkatërrimin e pajisjeve për përgjim. Por, ka gjasa, sipas ekspertëve ligjorë, që ajo të lirohet edhe nga këto akuza pas lehtësimeve që parashikon Kodi i ri Penal për bartësit e funksioneve që kanë shpërdoruar detyrën.
Gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Idrizovës pranë Shkupit, Gordana Jankullovska kishte shërbyer në bibliotekën e burgut në pavijonin e grave, ndërsa është marrë parasysh fakti se ajo është nënë e një fëmije pesë vjeç i cili “ishte privuar nga kujdesi amënor”, por dhe sjellja e saj shembullore gjatë vuajtjes së dënimit, sipas autoriteteve./voa
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...