Pasi që hyri në fuqi Ligji për amnisti dhe pas vendimeve miratuese të sjella nga Gjykata Themelore Shkupi 1 në lidhje me kërkesat e burgjeve për rastet që përfshihen në klasifikimet e Ligjit, sot u bë lirimi i grupit të parë të burgosurve nga burgu i Idrizovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është lajm i mirë për ne, na gëzoj. Unë jam i burgosur për krim të organizuar dhe kam vujatur dënim prej 7 vjet dhe 3 muaj. Më burgosën të bazuar vetëm në konstatim “se personi ka planifikuar të bëjë vepër penale”, ka edhe shumë të burgosur të pafajshëm”, thotë njëri nga të liruarit me Ligjin për amnisti.
Me Ligjin për amnisti lirim të plotë nga burgu do të fitojnë rreth 800 persona, ndërsa ulja e dënimit për 30 për qind do të përfshija mbi 3 mijë të dënuar.
Ligjin për amnisti nuk parasheh lirim të kryesve të vrasjeve, përdhunimit dhe veprave penale kundër shtetit.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1168937406569795/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...