Google ADS

Lirohen nga paraburgimi Mijallkov e Ibrahimi

19:06 | 28 Mars 2019
Arbresh.info

Sasho Mijallkov largohet nga burgu i Shutkës. Apeli pranoi ankesën e tij dhe i shqiptoi arrest shtëpiak deri në përfundimin e aktgjykimit për rastin Titanik 2. Edhe ish anëtari KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, i dënuar për parregullsi zgjedhore gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2013, gjithashtu u largua nga Shutka.

Mijallkov dhe Ibraimi kaluan 20 ditë në burgun hetimor. Më datën 8 të këtij muaji, Gjykata Penale i shpalli fajtor të gjithë të pandehurit në rastin Titanik 2. Mijallkov u dënua me burg tre vjet, ndërsa kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, tre vjet dhe dy muaj. Bedredin Ibraimi u dënua me katër vjet e gjashtë muaj, ndërsa ish-anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Sasho Srcev, Vlatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska me nga tri vjet. Përndryshe, ish-drejtori i policisë sekrete ka një masë aktive të arrestit shtëpiak në rastin “Perandoria” për pastrimin e parave. Mijallkov pret që këtë masë t’ia heqë Gjykata Supreme, ashtu siç e bëri edhe për të dyshuarit e tjerë me arsyetimin se PSP-së është një paditës i paautorizuar dhe hetimi mbi këtë rast u hap pas 30 qershorit të vitit 2017. Përveç arresteve shtëpiake për Ibraimin dhe Mijalkovin, Apeli njoftpo gjithashtu se ka ulur dënimin me burg të ish-ministres së brendshme Gordana Jankullovska. Nga gjashtë vjet është ulur në katër, në rastin “Tanku” për blerjen e Mercedesit luksoz të blinduar prej 600 mijë eurove. Megjithatë, ajo nuk do të dërgohet menjëherë në vuajtje dënimi, pasi ka fëmijë më të vogël se një vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme