Tre maji është Dita botërore e lirisë së medias. Para një jave Reporterët pa Kufi (RPF) publikuan raportin më të ri të lirisë së medias ku thuhet se situata nuk ka qenë kurrë më kërcënuese se tani në ”periudhën e re të pas të vërtetës së lajmeve të rrejshme”.
Nga vendet e Ballkanit, më keq i ranguar është Maqedonia, edhe atë në vendin e 111-të. Këtë më mirë e tregon rasti i 27 prillit. Në protestën e 27 prillit, protestuesit u futën brenda në Kuvend dhe përveç deputetëve, u sulmuan edhe mbrojtësit e fjalës së lirë, gazetarët. U rrahën dhe u thyen pajisjet e tyre.
Eksperti i medias dhe profesori universitar, Sefer Tahiri shprehet se liria e shprehjes dhe në veçanti liria e medias në Maqedoni është shumë e rrezikuar. Vendi ndodhet në një krizë të madhe sa i përket lirisë në përgjithësi.
”Ne kemi të bëjmë jo me ndikim të politikës dhe biznesit ndaj medias por kemi të bëjmë me atë që media është në fakt dora e zgjatur e politikës dhe politika ka dorë në përgatitjen e lajmeve dhe përmbajtjeve mediatikë si dhe në diskursin e raportimeve të pushtetit. Për arsye se kanë qenë të paguara me para të majme nga buxheti me anë të ashtuquajturave të interesit publik, por në fakt kanë qenë reklama qeveritare. Kur kemi një simbiozë të këtillë, midis medias dhe politikës dhe në anën tjetër midis medias, politikës dhe biznesit, ne nuk mund të flasim për një ambient demokratik ku gazetarët mund ta ushtrojnë profesionin e tyre lirshëm”, vlerëson Tahiri.
Profesor më tej shton se Media në Maqedoni ballafaqohet me dy fenomene kryesore. Fenomeni i parë është fenomeni i censurës klasike, i cili është rezultat i politikë dhe biznesit. Në anën tjetër kemi një fenomen shumë të shumtuar, vetëcensura. Gazetarët vet kufizohen në punën e tyre, duke mos pasur ndikime të drejtpërdrejta nga politika. Mendoj se këto fenomene do të ç’rrënjosen me reformat që do të pasojnë tek media pas ndryshimeve politike në vend.
Kryeredaktori i gazetës KOHA në Maqedoni, Besim Iljazi, për Telegrafi Maqedoni thotë se liria e shtypit në Maqedoni ka vite që e ka humbur kuptimin e saj. Sipas tij këtë më së miri e vërtetojnë edhe raportet ndërkombëtare për lirinë e shtypit, ku vendi vazhdimisht shënon rënie dhe kjo t’kurrje e lirisë së shtypit na ka afruar me vendet diktatoriale.
”Praktikisht, në Maqedoni tregu medial është i destabilizuar dhe i tronditur si pasojë e ndikimeve politike. Nuk mund të kemi liri të shtypit ose ç’rrënjosje të censurës kur hija e pushtetit politik përditë e godet gazetarinë në forma të ndryshme, duke filluar nga dhuna ndaj gazetarëve, kërcënimet, paditë, e deri te mosrespektimi i parimeve gjatë shpërndarjes së shpalljeve dhe reklamave, respektivisht parasë publike. Pasojat e këtij ndikimi politik kanë dhënë rezultate negative me mbylljen e disa mediave dhe ndryshimit të strukturës pronësore”, deklaron Iljazi.
Ai më tej shton se shpresat janë me ndryshimin e pushtetit të fillojë të hiqet klima e frikës ndër gazetarët dhe të krijohen kushte normale për punonjësit medial.
Ndryshe nga Tahiri dhe Iljazi, gazetari i Alsat M dhe kryetari i SHGM-së për Pollogun, Bashkim Sulejmani, thotë se censurë ka më shumë te media maqedonase.
”Liri te medias në Maqedoni ka, edhe pse këtë shumica e institucioneve tentojnë ta rrënojnë përmes bllokimeve të ndryshme, por megjithatë ende ka liri të medias, flas për palën shqiptare. Ndërkohë në pjesën e mediave në gjuhën maqedonase, kjo censurë e lirisë vërehet shumë bile edhe deri në ekstreme. Më habit fakti se, edhe përkundër të gjitha këtyre presioneve, shantazheve dhe sulmeve ndaj fjalës së lirë, ajo megjithatë gjen kanalin për të arritur te publiku. Por, nuk duhet harruar se, kjo liri e medias, kohëve të fundit nga regjimi diktatorial i Qeverisë në vend, është zbehur tej mase, së paku kështu flet radhitja e Maqedonisë në listën shteteve që respektojnë fjalën e lirë, pra jemi të radhitur kah fundi”, thekson Sulejmani.
Sulejmani për rolin i medias në çrrënjosjen e censurës është tejet i madh. Thjeshtë media duhet të tregojë “padëgjueshmëri mediale” ndaj atyre që nuk iu pëlqen realiteti, apo, më thjeshtë thënë, duhet t’i shpallin luftë censurës që tenton t’i bëhet medias nga qarqet e ndryshme të mafies politike.
Sa ka liri të medias në Maqedoni mund të shihet në dy segmente: Si na sheh bota për lirinë e medias: si shtet me liri shqetësuese të medias, në një rang me shtetet e pazhvilluara në Afrikë. Segmenti i dytë është: Të shihet kapja e medias nga pushteti me blerjen e hapësirave reklamuese dhe nëpërmjet tyre edhe blerjen e të drejtës së informimit, kështu shprehet përgjegjësi i portalit Telegrafi në Maqedoni, Venhar Ramadani.
”Nëse do të duhet të vlerësoj me notë lirinë e medias në Maqedoni atëherë them se duhet që pavarësisë së medias në Maqedoni duhet ta notoj me 1 nga 5. Në Maqedoni mendoj se media ka luajtur dhe luan rolin e mbjelljes së censurës duke përdorur vetëcensurë. Nuk duhet të harrohet gjithashtu se në një proces kur populli dhe opozita ç’rrënjos pushtetin e diktaturës, ka media që luajnë rol për të mbajtur diktaturën nëpërmjet censurës dhe lejimin e hapësirës për të ushtruar terror mediatik. Edhe këtu, portalet luajnë rol që nëpërmjet përfitimeve të vogla të mbanë gjallë frymën e vetë-censurës”, shprehet Ramadani.
Sot në Info qendrën e BE-së në Shkup, me rastin e Ditës botërore të lirisë së medias është mbajtur panel debat. Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, tha se gazetarët janë në radhët e para të ndryshimeve në shoqëri, ndërsa gazetaria është profesion që ka detyrë përgjegjëse për të informuar në mënyrë objektive, ta refklektojë diversitetin e mendimeve dhe të bëjë thirrje për përgjegjësinë e atyre që janë në pushtet.
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë