Ministri federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart sot në Shkup deklaroi se Vjena zyrtare kërkon që Maqedonia e Veriut të nis bisedimet për anëtarësim në BE duke filluar nga muaji dhjetor.
Linhart thotë se Maqedonia e Veriut është shembull për rajonin për zbatimin e reformave.
“Ai që e përjashton Ballkanin Perëndimorë, e dobëson Evropën. Ne jemi zotuar, dhe vazhdojmë të zotohemi që nga dhjetori të nisin bisedimet, kjo është kërkesa jonë. Këtë kërkesë e parashtrojmë deri tek partnerët tanë në Bashkimin Evropian, dhe atë në mënyrë intensive”, tha Linhart.
Linhart gjatë qëndrimit të tij në Shkup, deklaroi se Evropa nuk do të jetë e plotë pa integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...