Ministrja suedeze për punë të jashtme, An Linde thotë se është e zhgënjyer për shkak se Maqedonia nuk do të fillojë negociatat. Negociatat me RMV duhej të kishin filluar dhe BE në mars të vitit 2020 duhej të sjellë vendim unanim për këtë – theksoi Linde, e cila kërkoi presion të fuqishëm diplomatik që të tejkalohet bllokada e Bullgarisë.
“Unë jam e zhgënjyer që ende nuk kanë filluar negociatat. RMV i plotësoi kushtet e nevojshme dhe negociatat duhet të fillojnë menjëherë. Unë theksoj në takimet me ministrat për punë të jashtë në BE se Bullgaria nuk duhet të bllokojë këtë çështje dhe se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë parakusht për fillim të negociatave me RMV”, deklaroi An Linde.
Jozyrtarisht në takimin e sotëm të Këshillit për punë të përgjithshme është biseduar në ton të lartë, pasi që Bullgaria e ka treguar qëndrimin e saj se nuk është e gatshme që të japë dritë jeshile për fillimin e negociatave mes Maqedonisë dhe BE. Shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani thotë se vendimi për Maqedoninë mbetet test për kredibilitetin e BE.
“Informacionet se janë të zëshëm qëndrimet e 26 vendeve anëtare që vlerësojnë se është e paarsyeshme, se Republika e Maqedonisë moti ka përmbushur kushtet dhe me të vërtetë është koha që BE t’i dërgojë porosi rajonit, posaçërisht RMV, dosja e së cilës u bë test për kredibilitetin e këtij procesi”, tha Osmani.
Osmani edhe përkundër vetos së Bullgarisë megjithatë ende është optimist dhe shpreson për edhe një shans. Mundësinë, edhe pse, siç thotë, është teorike, e sheh më 24 dhe 25 qershor në Samitin e liderëve, ndërsa si i vetmi që mundet në këtë moment ta heq bllokadën është presidenti Rumen Radev, thotë Osmani.
“Duke pasur parasysh se për momentin në Bullgari ka kushte të komplikuara politike dhe konteksti dhe vetëm presidenti i shtetit ka mandat të plotë politik, që është mundësi për ta tërhequr veton, përkatësisht të sjellë vendim në Samitin e liderëve dhe kjo nuk është çështje nëse unë jam ose jo optimist”, u shpreh më tej Osmani.
Në lidhje me vizitën në Bullgari, tha se është vendosur dialog i hapur në lidhje me të gjithë dallimet që i kanë dy vendet dhe është konfirmuar se propozimi portugez është zgjidhja më e mirë./TV21/
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë