Google ADS

Me ligjin e ri deri në konkurrencë më të madhe në energjetikë

11:57 | 7 Janar 2018
Arbresh.info

Përpilimi i ligjit të ri për energjetikë është në fokus të sektorit ekonomik të Qeverisë. Me ligjin e ri, thonë, sigurohet konkurrencë në energjetikë dhe liri për qytetarët të zgjedhin nga cili furnizues do të furnizohen me energjense, ndërsa eliminohet edhe konflikti i interesave, si dhe kërcënimin për sanksione për vendin për shkak të moszbatimit të pakos së tretë energjetike të legjislacionit evropian.

Me ndryshimet e Ligjit eliminohet kërcënimin nga Këshilli i Ministrave për sanksione, sepse qeveria e mëparshme nuk iu përmbajt afatit deri më vitin 2016 ta implementojë paketën e tretë të energjisë, gjegjësisht ta liberalizojë tregun. Për shkak moszbatimit të obligimeve të ndërmarra nga Marrëveshja për vendosje të Bashkësisë Energjetike kundër vendit janë hapur dy procedura. E para për shkak të shkurtimit të së drejtës për të zgjedhur qytetarët , ndërsa e dyta për moszbatimin e paketës së tretë energjetike nga legjislacionit evropian. Me përgatitjen e ligjit të ri të energjetikës këto dy padi do të eliminohen.

Qeveria e re fitoi afat deri në fund të qershorit të vitit 2018 t’i miratojë ndryshimet e ligjit. Pritet së shpejti ligji ta kalojë procedurën qeveritare dhe të dërgohet në Parlament, ku, sipas paralajmërimeve, në procedurë të rregullt do të miratohet deri në mars. Pastaj ka një periudhë nëntë mujore për miratimin e të gjitha akteve nënligjore dhe nga fillimi i vitit 2019 duhet të ndiqet liberalizimi i plotë i sektorit të energjetikës në vend.

Me miratimin e ligjit të ri për energjetikë qytetarët do të kenë zgjidhje cilindo energjens  ta fitojnë në tregun e lirë nga çdo furnizues në Maqedoni, ndërsa ata që nuk do të vendosin të dalin në tregun  e tenderit publik, do të zgjidhet furnizues universal i cili do të ketë kontratë prej pesë vjetëve. Do të rregullohet vetëm përdorimi i infrastrukturës, gazpërçuesve, largpërçuesve dhe rrjetit shpërndarës.

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev thotë se projektligji i ri për energjetikën është rezultat i përvojës evropiane në energjetikë në 50 vitet e fundit dhe se do të parandalohet sërish të bëhen gabimet që janë bërë. Projektligji thekson, është përpiluar dhe harmonizuar me Bashkësinë Energjetike (BE) dhe me direktivat evropiane në fushën e energjetikës.

“Me ligjin e ri për energjetikë qytetarët do të kenë zgjedhje për cilindo energjens të furnizohen nga çdo furnizues që do të regjistrohet në vend, pa marr parasysh nëse bëhet fjalë naftë, gaz, energji elektrike apo çfarëdo energjensi tjetër. Ligji do të sigurojë konkurrencë më të madhe në furnizimin e të gjithë energjensëve, ndërsa me këtë edhe  çmime më të ulëta dhe do ta parandalojë komoditetin në kompanitë energjetike të paraqesin shpenzime të cilat dikush do t’i pranojë, ndërsa do t’i paguajnë  të gjithë qytetarët”, thotë Angjushev dhe specifikon se para se gjithash nuk ka komoditet në ELEM  që do të duhet të punojnë në tregun e lirë dhe të jetë produktive dhe më shumë të prodhojë.

Ai thekson se me ndryshimet e ligjit do të tejkalohen interesat e kundërta në pjesën e gazit dhe energjisë elektrike dhe do të përmbushin të gjitha direktivat nga pakoja e tretë e BE-së.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se Maqedonia me e  ndryshimeve të ligjin për energjetikë, do t’i anulojë dy paditë që i kishte për mos miratimin e ndryshimeve në vitin 2014, siç u urdhërua qeveria e mëparshme. Mosmiratimi, siç thekson ai, për vendin do të nënkuptonte pamundësinë për qasje dhe për përdorimin e fondeve evropiane  IPA dhe IPARD.

“Me projektligjin e ri kemi arritur të sigurojmë harmonizim të legjislacionit kombëtar me paketën e tretë të masave energjetike të BE ndërsa me këtë i përmbushëm edhe obligimet e ndërmarra me Marrëveshjen e BE”, tha Bekteshi, duke shtuar se propozimi ofron zgjidhje evropiane në sektorin energjetikë dhe është plotësisht i  harmonizuar me rregulloret e BE-së.

Me ligjin e ri për energjetikë, thonë nga Qeveria do të zgjidhet problemi me amvisëritë të cilat janë të shkyçura nga ngrohja qendrore në Shkup, ndërsa paguajnë paushall.

“Në aktet nënligjore për energjetikë që do të vendosen gjatë vitit 2018 janë paraparë zgjidhje specifike me të cilat në suaza të rregullores ligjore do të zgjidhet kjo situatë e trashëguar”, thonë nga Qeveria./Tetova sot

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme