Qeveria vendos yllin Evropian në propozim-Ligjin për shtetësi. Sipas kryeministrit Zoran Zaev, propozimi është në përputhje me të gjitha deklaratat dhe rezolutat e Bashkimit Evropian që lidhen me shtetësinë dhe miratimi i tij nuk do të paraqet problem. Sipas Zaev, bllokadat e partisë “E Majta” kanë për qëllim nxitjen e problemeve ndër-etnike.
“Do të jetë me ylli të BE-së sepse si i tillë është në përputhje me deklaratat e miratuara në BE. Edhe propozimi i fundi ishte në përputhje me tabelat koresponduese të BE-së dhe rregullativën e saj. Ndryshimet e tanishme janë pikërisht ato për të cilat jemi marr vesh përmes të cilave i zgjerojmë kriteret për përfitimin e shtetësisë. Teksti është harmonizuar bashkërisht me opozitën shqiptare ndërsa ligji është bllokuar nga një parti e vogël e quajtur E Majta në Kuvend për arsye të panjohura dhe palogjikshme, por sipas meje qëllimi i tyre është provokimi i problemave ndër-etnike” tha Zoran Zaev, Kryeministër.
Iniciuesit e ligjit ASH-AAA presin që nevoja e ligjit të miratohet ditën e enjte.
“Presim që sa më shpejtë ta propozojnë dhe sjellin ligjin në Kuvend ashtu siç jemi marr vesh me flamur Evropian për t’i ikur gjitha bllokadave. Presim që në seancën e parë të radhës nr. 46 më 15 korrik ligji të jetë në Kuvend dhe mundësisht të jetë pjesë e rendit të ditës në seancën e paraparë”, deklaroi Syrija Rashidi, Deputet i ASH-së.
Propozimi-Ligji për shtetësi u dorëzua në Qeveri për t’i vendosur yllin e BE-së pas bllokadave disa javore të cilat i instaloi opozita maqedonase, përkatësisht “E Majta”.
Teksti të cilit organi ekzekutiv i vendosi yllin e BE-së është hartuar në përputhje me konstatimet e dala nga takimi i liderëve Zaev-Sela-Gashi. Ky veprim i Qeverisë vjen pas deklarimeve të opozitës shqiptare ASH-AAA se në rast se nuk procedohet Ligji për shtetësi, do t’i rikthehen bllokadës totale të Kuvendit./Alsat/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...