Google ADS

Ligji për përdorimin e gjuhëve mori dritë jeshile nga Qeveria

23:17 | 4 Gusht 2017
Arbresh.info

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kështu propozim ligji në fjalë që ishte pjesë e marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeveritarë mori dritë jeshile dhe si i tillë do të dërgohet në Kuvend për procedurë të mëtejme.

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, përmes një postimi në Facebook thekson se Qeveria ka miratuar propozim-ligjin e ri për përdorimin e gjuhës shqipe dhe siglën e flamurit të Evropës.

Ai shton se ata janë në prag të mbylles së njërës prej çështjeve më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit.

Ligji sipas gjitha gjasave do të shkoj edhe në Komisionin e Venedikut edhe përkundër që partnerët e koalicionit qeverisës janë ta ndarë nëse Ligji si tërësi do të shkojë në Komision, apo vetëm pjesë të saj.

Jozyrtarisht bisedimet janë fokusuar në bankënotat dhe uniformat në dy gjuhë edhe pse nga gjë e tillë përpara formimit të Qeverisë së re partnerët e koalicionit kishin hequr dorë.

bujar-osmani

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme