Ish-ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski, ka kritikuar Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe se ky ligj nuk ka bazë në Kushtetutë dhe në Marrëveshjen e Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Politika tradhëtuese e Zoran Zaevit dhe kryesia e LSD-së, çdo ditë e rrënojnë Republikën e Maqedonisë. Pas turpit kapitullues të marrëveshjes Bullgari-Maqedoni nga 1-gushti, vetëm disa ditë pas 5-gushtit Qeveria e Zoran Zaevit miratoi Ligj kundërkushtetues për përdorimin e gjuhëve, me të cilën po bëhet goditja e dytë e karakterit unitar të shtetit, si dhe imponohen pasoja të dëmshme të pa riparueshme të RM-së”, ka theksuar Manevski.
Ai më tej ka shkruar se Deklarata e Tiranës po zbatohet në një tempo të shpejtë. Deklarata e Tiranës dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, i përgatitur në të njëjtën kohë dhe nga e njëjta qendër, ka për qëllim ta fshij RM-në si shtet i pavarur dhe unitar dhe të shfaros maqedonizmin dhe popullin maqedonas, gjuhën e saj, identitetin, historinë dhe kulturën.
Manevski në shkrimin e tij shkruan se Ligji për përdorimin e gjuhëve është Ligj për gjuhën shqipe.
‘Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve është paraparë plotësisht dygjuhësia në tërë territorin e RM-së. Dygjuhësia parashihet gjithkund, në të gjitha organet shtetërore dhe trupin e qendrës dhe në nivel lokal, ndërmarrje publike dhe në institucione, subjekte shoqërore dhe private, duke filluar nga kryetari i shtetit deri te qeliza më e vogël në zyrat lokale.
Ligji aspak nuk është vlerësuar për zbatimin financiar dhe vetëm se do të shkaktojë implikime financiare, por asgjë tjetër, sa do të jenë ato financa, në cilat subjekte, shpenzimet dhe në organet tjera shtetërore, vlerëson Manevski.
Ministria e Drejtësisë para dy ditëve (8 gusht) ka publikuar propozim-ligjin e plotë për përdorimin e gjuhëve, i cili ditë më parë mori dritë jeshile nga Qeveria e Maqedonisë, ndërsa tani duhet të miratohet edhe në Kuvend.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...