Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 27-të plenare duhet të prononcohen për propozimet e presidentit Gjorge Ivanov, Osman Kadriu dhe Darko Kostadinovski të jenë gjykatësit e rinj kushtetues. Në rend dite të kësaj seance është edhe Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve.
Janë caktuar edhe pesë seanca të tjera dhe seanca e Komisionit për Sistem Politik dhe seanca e komisionit Ligjdhënës – juridik.
Tani për tani ende është e pasigurt nëse deputetët e partisë opozitare do të përfshihen në punën e Kuvendit. Pritjet janë se VMRO-DPMNE-ja do t’i publikojë hapat e ardhshme të partisë, midis të cilave edhe veprimin e deputetëve, siç para disa ditësh në një intervistë paralajmëroi lideri i partisë, Hristian Mickoski.
Nevoja për sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve u votua nga deputetët më 15 nëntor të vitit të kaluar. “Pro” votuan 66 deputetë, ndërsa 41 ishin “kundër”.
Debati i ligjit të gjuhëve në lexim të parë zgjati 8 ditë, dhe që në të tetë ditët deputetët e VMRO-DPMNE-së të njëjtin e vlerësuan si “antikushtetues” dhe “ligj që nuk i plotëson nevojat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”. “Kundër” ligjit të gjuhëve në lexim të parë ishte opozitarja VMRO-DPMNE.
Ndryshe, për në mesditë është paralajmëruar fillimisht vazhdimi i seancës së 27-të në të cilën në rend dite janë, mes tjerash, Propozimi për përzgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të dytë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie të punës, në lexim të parë, të parashtruar nga 11.868 votues, në lexim të parë dhe disa ligje dhe vendime të tjera./Express/
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...