Google ADS

Ligji për gjuhët mundet të aprovohet edhe pa dekretin e Ivanovit

15:43 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Mos dekretimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e presidentit Gjorge Ivanov në mënyrë indirekte ishte paralajmëruar që para formimit të Qeverisë, kur Ivanov mbante pezull mandatin.

Për mediat vendase dhe të huaja, propozimin ligjin për gjuhët Ivanov e kishte vlerësuar si të rrezikshëm i cili sipas tij përveç që imponohet nga platforma të huaja, rrezikon ndarjen e shtetit në dysh. Deklaratën e tillë Ivanov e përsëriti edhe më 1 mars kur kumtoi se nuk ndanë mandatin për shumicën e re, njofton Alsat-M.

Ekspertët megjithatë vlerësojnë se ka forma të tjera ligjore, për futjen e ligjit në fuqi.

“Ligji kthehet është një herë në Parlament dhe nëse Parlamenti ka shumicë absolute me 61 vota, i njëjti do të aprovohet dhe hyn në fuqi edhe pa dekretin e presidentit”, deklaroi Naser Ziberi.

Arsyetimi i Ivanov ka arritur në Kuvend. Kryetari i Kuvendit pas shqyrtimit, qëndrimin e Ivanovit do ta ndajë me deputetët. Në bazë të konstatimeve të Presidentit, deputetët kanë të drejtë përsëri të parashtrojnë amendamente, por sipas burimeve të Alsat-M, një gjë e tillë nuk do të ndodhë të paktën me iniciativë të shumicës parlamentare. Brenda 30 ditëve, në bazë të vlerësimeve të kryetarit të Kuvendit, thirret seancë parlamentare ku edhe ligji i nënshtrohet leximit të tretë respektivisht votimit. Referuar rregullores së Kuvendit, leximi i tretë duhet të vendoset në seancën e parë që mban Kuvendi. Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar me 69 vota pro, asnjë kundër, asnjë i përmbajtur./alsat-m

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme